BallinaAktualitetEMRI+FOTO/ Kush është i vetëvrari i katërt me Covid, humbi vajzën një...

EMRI+FOTO/ Kush është i vetëvrari i katërt me Covid, humbi vajzën një muaj më parë

Hekuran Korça është 77-vjeçari, i konsideruar si  i vetëvrari i katërt me Covid pasi u hodh nga pallati i tij, pak momente pasi doli nga spitali.

I moshuari u shtrua në spitalin infektiv ku iu nënshtrua terapisë mjekësore. Ditën e diel 77-vjeçari  iu nënshtrua sërish tamponit. Sipas mjekëve ai ishte negativizuar. Pas  kësaj përgjigje, mesditën e së hënës, Hekuran Korça la spitalin. Por vetëm pak orë më pas, ai ndërmori aktin ekstrem.

I moshuari, babai i 5 fëmijëve jetonte vetëm në banesë. Jashtë kamerave, një prej fqinjëve tregon gjendjen e 77-vjeçarit kur mbërriti në banesë nga infektivi. “E sollën atë ditë nga spitali. Edhe bombolën e oksigjenit e kishte, e kishin marrë. 4-5 ditë kishte në spital. Atë pikëpyetje kemi edhe ne. Si e nxori mjekësia nga spitali kur ai ishte pa qejf. Unë kam kontakt me nusen edhe më tha që babai nuk është keq që u rrëzua, se u rrëzua butë nëpër pemë, por ka probleme me Covid-in” tha njëri. Fqinjët shprehen të shqetësuar për përhapjen e virusit në pallatin e tyre. “Kemi plot këtu me covid, çfarë të bëjmë. Vëmë maskën edhe ja”.

Një muaj më parë, Hekuran Korça kishte humbur pas një sëmundje të rëndë një prej vajzave që jetonte në Greqi. Kjo fatkeqësi por dhe trauma e shkaktuar nga covid kanë qenë shkaqet që kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij psikologjike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular