BallinaAktualitet"Vetëm gjoba për qytetarët, asnjë masë"/ Endri Hasa: Elbasani vatër infeksioni, por...

“Vetëm gjoba për qytetarët, asnjë masë”/ Endri Hasa: Elbasani vatër infeksioni, por tamponë për testime nuk ka

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, ka denoncuar edhe njëherë mungesën e tamponëve në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që qeveria Rama vazhdon të gjobisë qytetarët.

“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës.”

Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

• Nuk ka tampon për të kryer testime.

• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.

• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it.’

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular