HomeAktualitetVetëvrasja e katërt e pacientëve me koronavirus, i moshuari hidhet nga pallati

Vetëvrasja e katërt e pacientëve me koronavirus, i moshuari hidhet nga pallati

spot_img

Ka ndërruar jetë personi i katërt i infektuar me koronavirus, i cili në kushte të rënda psikologjike, u hodh nga lartësia.

Ai është 77 vjeçari, Hekuran Korça, me banim në rrugën ‘Ali Shefqeti’ në lagjen Shkozë, në Tiranë. Korça mësohet se kishte vetëm një ditë që kishte lënë spitalin. Ai u hodh mbrëmjen e djeshme nga kati i tretë i ballkonit në pallatin ku banonte në Tiranë.

Ai kishte kaluar disa ditë nën ndihmën mjekësore tek Infektivi pasi rezultonte pozitiv me Covid, dhe dy ditë më parë nga tamponi kishte dalë i negativizuar.

I moshuari është kthyer në banesë dhe një ditë më pas, konkretisht ditën e hënë rreth orës 16:00 është vetëhedhur nga kati i 3 i një pallati në Shkozë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular