BallinaAktualitetZyrtare/Masakra e Vjenës, kërkohet informacion për 3 shtetas në Maqedoninë e Veriut

Zyrtare/Masakra e Vjenës, kërkohet informacion për 3 shtetas në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka informuar se autoritetet austriake kanë kërkuar bashkëpunim për zbardhjen e sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vjenë.

Nga lista që autoritetet austriake kanë dorëzuar në MPB, është konstatuar se tre të përfshirë në sulmin terrorist, përveç shtetësisë austriake, kanë edhe shtetësi maqedonase, respektivisht bëhet fjalë për personat K.F. (i lindur në Modling të Austrisë), A.G. (i lindur në Shën Polet të Austrisë) si dhe U.A. (i lindur në Vjenë të Austrisë).

Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep detaje, nëse personat në fjalë janë viktima ose sulmues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular