BallinaKryesoreArtisti mes lotëve: Babai më thotë gjithmonë idiot, injorant, debil, budalla…

Artisti mes lotëve: Babai më thotë gjithmonë idiot, injorant, debil, budalla…

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një 36-vjeçar i cili ka mbaruar Akademinë e Arteve për kompozicion. Ai ka rrëfyer se prej vitesh vuan pasi raporti me të atin asnjëherë s’ka qenë me dashuri. 36-vjeçari ka shkruar në një ditar historinë e tij e cila nis hershëm në vitin 2002.

36-vjeçari: E kam lënë shkollën e lartë sepse kam qenë një djalë idealist, kam studiuar kompozicion dhe veç kësaj kam bërë dhe ekspozita me piktura. Kam bërë dhe tre filma me metrazh të shkurtër, plus që kam marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, nga pasioni që kisha ndaj artit.

Mirela Milori: Ti ke një raport të keq me babain, çfarë ka ndodhur mes teje dhe tij

36-vjeçari: Babai im pas një konflikti që patëm në shtëpi që shkoi deri në dhunë, ku babai pretendon se është i dhunuar ndërkohë që i dhunuari jam unë, pasi e kam të provuar edhe me foto. Bëri një denoncim ku deklaroi komplet të kundërtën me realitetin. Konfliktet në shtëpinë time.

Mirela Milori: Kur kanë filluar konfliketet e para?

36-vjeçari: Kur isha në gjimnaz. Në fakt kur isha 12 vjeç, familja ime pati një situatë shumë të vështirë, ishin firmat piramidale, humbën lekët, humbën shtëpitë dhe punonin shumë për të blerë një shtëpi tjetër. Edhe unë i ndihmoja sa kthehesha në shkolla, bëja punët, laja enët dhe më pas shkoja tek babai im e ndihmoja si mekanik që ka qenë. Kur fillova Liceun, vazhdoja ta ndihmoja. Problemi është se tani më thonë që t’i s’ke bërë asgjë, nuk ke prekur asnjë gjë me dorë.

Unë i ndihmoja sepse dhe shtëpia që kemi aktualisht është ndërtuar dhomë pas dhome, domethënë copë copë. Unë i gërmoja themelet e shtëpisë sepse duhet të ishte një trupvogël që t’i bënte, ndërkohë që vëllai thoshte do studioj dhe kriste ikte.

Gjatë liceut fjalët e vetme që kam dëgjuar nga babai kanë qenë idiot, injorant, debil, budalla. Unë isha student i 10-ës, çoja vetëm nota të mira në shtëpi, i kam të gjitha dëftesat dhe kur vjen puna prap këto fjalë dëgjoja. Merrja ofendime në vend që të lavdërohesha,  sepse në fisin tim ata me shkollë numërohen me gishta. Ofendohesha si nga babai dhe nga vëllai.

Mirela Milori: Pse?

36-vjeçari: Pse-në unë nuk e kuptoj. Ndërsa nëna ka qenë e dashur, por ajo nuk mund të hedhë as mua as atë poshtë, nuk di kë anë të mbajë. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular