BallinaBotaFOTO-EMRAT/Masakra e Vjenës, policia arreston 16 vjeçarin shqiptar, kush janë të tjerët...

FOTO-EMRAT/Masakra e Vjenës, policia arreston 16 vjeçarin shqiptar, kush janë të tjerët në kërkim

Policia austriake vazhdon aksionin për arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në sulmin tragjik të ndodhur dy netë më parë në Vjenë. Deri më tani janë prangosur 14 persona, në sulmin ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur 15 të tjerë.

I arrestuar në aksionin e fundit të policisë austriake është edhe një shqiptar, 16 vjeçar. Ai është identifikuar si Kujtim Kadriu, nga Ferizaj.

Ndërkohë që i dyshuar është edhe një shqiptar tjetër i cili është arrestuar.

Bëhet fjalë për 21 vjeçarin Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular