BallinaBotaSërish alarm në Vjenë, qytetarët në panik pas zhurmës së madhe të...

Sërish alarm në Vjenë, qytetarët në panik pas zhurmës së madhe të sirenave të 20 automjeteve, reagon policia

Para pak minutash në qendër të Vjenës ku edhe ka ndodhur sulmi terrorist janë parë një numër i madh makinash policie.

Qytetarë të shumtë kanë reaguar të shqetësuar pas zhurmës së madhe të sirenave të afro 20 automjeteve të cilat kishin shkuar për të ndërhyrë.

Megjithatë gjithçka ka dalë të jetë një alarm i rremë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë policia austriake, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen pasi ka qenë vetëm një informatë false.

“Shkas ishte keqinformimi, nuk ka rrezik”, thuhet në konfirmimin e Policisë austriake.

Vjena ende s’po gjen qetësi pas sulmit terrorist të para dy ditëve ku mbeten të vdekur pesë persona dhe u plagosen disa të tjerë.

Autori i sulmit, Kujtim Fejzuallhi, është eliminuar natën e sulmit nga policia, dhe siç ka dekoruar dje ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, ka të ngjarë që Fejzullahi e ka kryer i vetëm sulmin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular