BallinaBotaVIDEO/ Gafa, Joe Biden ngatërron djalin e vdekur me ...

VIDEO/ Gafa, Joe Biden ngatërron djalin e vdekur me …

Kandidati republikan, Joe Biden bëri një tjetër gafë në ndalesën finale në ditën e zgjedhjeve.

Ai ishte në Filadelfia, kur prezantoi mbesën e tij, Finnegan. Por ai ngatërroi mbesën e tij me djalin e vdekur, Beau.

“Ky është djali im, Beau Biden, që shumë prej jush e kanë ndihmuar të zgjidhet në senat në Delauer,” tha ai, teksa i vinte krahun në shpatulla mbesës, raporton Daily Mail.

Më pas ai vazhdoi gafat duke e quajtur atë Natalie dhe duke thënë se është vajza e Beau.

Natalie, 16 vjeç, është vajza e Beau, kurse Finnegan, 20 vjeç, është vajza e djalit tjetër të Biden, Hunter.

“Kjo është mbesa ime, Natalie,” tha Biden, përpara se të shtonte: “Prit, e ngatërrova”.

Gafat e Biden janë vendosur në qendër të vëmendjes nga kampi i rivalit Donald Trump, që e ka akuzuar 77-vjeçarin se është shumë i moshuar, i përgjumur dhe se vuan nga demencia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular