BallinaOP EDGjeneral AHMETAJ: Misioni i 25 Prillit, t'u kthejmë pushtetin, detin, naftën, minerat,...

Gjeneral AHMETAJ: Misioni i 25 Prillit, t’u kthejmë pushtetin, detin, naftën, minerat, te qytetarët!

Gjeneral AHMETAJ,  misioni 25 Prillit: “tu kthejmë pushtetin, detin, naftën, minerat, te qytetarët”!

Marrë nga faqja personale në FB:

Të nderuar bashkë-Atdhetarë, të dashur miq/kolegë,

Falënderoj përzemërsisht disa 10-ra gazeta/portale dhe disa mijëra mesazhe inkurajuese pas publikimit të opinionit: “Kombi me sytë nga deti, perëndimi dhe perëndia”.

Për më shumë se 25 vjet, shqetësimin për peshimineinteresavedetare dhe gjeostrategjiketë RSH në Mesdhe e kemi ndarë me ekspertët elitarë, si dheshtetarë të përgjegjshëm brenda dhe jashtë vendit.

Në mënyrë të vecantëdëshiroj tëndaj opinionin e njëmiku/kolegu, strategjistitnorvegjezper çështjet e detit, Admiral  Jørgen Berggrav, ish-këshilltari Gen. Mattis (komandant i ACT); përfaqësues në NATO, zëvëndës MM, etj,i cili sa herëvizitonRSH, nuk rresht së përsërituri se:

  1. a. “Ne/Norvegjia ka me bollëk pasuri detare, rezerva gazi etj, (5.3 milionë banore, 435 bilion GDP, të ardhura për frymë 36 mijë dollare),porvendi juaj (Albania)është i bekuar me diell, det, nikel, naftëdhe keshtu nuk e kuptojpse shqiptarët nuk e ndërtojne dhe shijojnë këtu parajsën?! Si dhe vjon medisa pikëpyetje të dhimbshme:
  2. b. “Po pse jeni të varfër, pse nga sytë këmbët për të ndërtuar jetën në mjegullnajën stresuese të Brukselit, lagështiren e Hagës, zhurmën e metrovetë Londrës, të ftohtin e acartë të Torontos, restorantet e New Yorkut, mungesën deshpëruese të diellit nëOslo, Humburg, shirat e ishujvetë Greqisë, etj.

Ju lutem,as mos e mendoni, jo më ta thoni sejemi komb i mallkuar, pasi Shqipëria ështëe bekuar nga Zoti, bukuritëe natyrës dhee begatë nga burimet e mirëqenies.

Kështu, fajin/përgjegjësinë e kemi ne/ju/ata/ato qëshesim “për një thes miell”ose pranojmë të na vjedhin votën, pasi vetëm dhe vetëm për shkak të kësaj:nëParlamentnuk“flet mendja”, por “lehaqen” që lemerisën dynjanë; institucionet shtetërorepërleshendhe përgjegjësitëzyrtareshpërdorohensi nëpër tribute-terroriste;kupushtetarët si në mallin e “SurrelSulltanatës” i japinoligarkëve dhe seksereve të pushteteve miliarda nga pasuritë detare, minerat, naftën;dhe/të cilët pasi u depozitojnë off-shore pjesën e majme zyrtarëve, s’kanë aspara për pagat e bukës së gojës tënaftëtarëve të Ballshit, qytetarëve në kohëpandemie,ilace për të semurët në spitakle, etj.

Mos të bëjmë llogje, jemi bashkëfajtorëpasi shesim lirëvotën ose na i vjedhin liritë themelore, sidhe pranojmëtë sundohemidhe na përdhosin lehtësisht.

Përtej dëshpërimit, sfida, ilaçi, çelësi i artëdhe shpresa e vetme mbetet ushtrimi i të drejtës për të zgjedhur me votëtë lirëpushtetarët, si dhe për ndërtimin e demokracisëfunksionale.

Ndryshimi nuk do na vijë nga marsi, por do të mbillet, vaditet dhe selitet nga vetë në/shqiptarët.  Kështu, mesazhi për qytetarët dhe veçanërisht të lindurit në liri(pas 90), është tëkthehen, tëndërtojnëtë ardhmenkëtu, nëvendin e etërve, të bekuar nga dielli, deti, natyradhe perëndia.

Nuk është koha të bëjmëpazarare-sekserësh, por për t’u zgjuar, ngritur në këmbëdhetejkaluar këta pusht-etare sunduesish të dhjamosur nga trutë, të pangopur nga hajdutëritë dhe regjur nga ligësitë.

#Shpresëplotë seme fuqinë e votës së lirë, pas 25 prillit do të zgjedhim liderë normal, të përgjegjshëm, të përulur me një mision të përbashkët: “t‘jua ri-kthejmëdemokracinë, pushtetin, pasuritë tokësore, detare, ujore, minerat, naftën dhe vlerat turistike në duart e qytetarëve”.

Ju faleminderit.

Bashkëlidhur gjeni artikullin e zgjeruar:https://startnews.news/2020/11/02/gjeneral-piro-ahmetaj-kombi-syte%CC%88-nga-deti-pere%CC%88ndimi-dhe-pere%CC%88ndia/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular