BallinaSocialeKërkoi të shesë veshkën tek “Aldo Morning Show”, nënës së varfër i...

Kërkoi të shesë veshkën tek “Aldo Morning Show”, nënës së varfër i ndryshon jeta tërësisht…

Samije Gerbeti tashmë është punonjësja më e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi historia e saj u bë publike në emsionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Pasi ajo deklaroi se do shiste veshkën për të përballuar jetesën, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, është njohur me rastin dhe u kujdes që 53-vjeçares t’i mundësohej një vend pune në QSUT.

Samija preku qytetarët me historinë e saj, pasi kërkonte të shiste veshkën për të përballuar jetesën, për shkak të vështirësive ekonomike në të cilat ndodhej. Gjatë telefonatës me Aldon, Samije Gerbeti tha se nuk mund të paguante dot qiranë e shtëpisë pasi i mungonin të ardhurat.

Tashmë Samija do të punojë si sanitare në QSUT dhe puna do t’i mundësojë edhe bashkimin me fëmijët e saj që i kishte dërguar në jetimore për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo ka falënderuar ministren dhe drejtorinë për mundësinë e dhënë.

“Ju faleminderit juve dhe ministres, kaq shumë lekë sa rroga, nuk i kam parë ndonjëherë”, është shprehur 53-vjeçarja. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular