BallinaBota“Në SHBA, votimi është i shenjtë”- Joe Biden komenton rezultatin: Kur të...

“Në SHBA, votimi është i shenjtë”- Joe Biden komenton rezultatin: Kur të përfundojë numërimi, ne do jemi fitues!

Joe Biden bëri një deklaratë të shkurtër mbi gjendjen aktuale në garën presidenciale, duke folur në Queen Theatre në Wilmington, Delaware.

I nominuari demokrat vuri në dukje se vendi është afër 240,000 vdekjeve nga koronavirusi dhe shprehu solidaritet për amerikanët, që kishin humbur të dashurit e tyre ndaj virusit.

Duke u mbështetur në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, Biden edhe një herë theksoi, që zyrtarët e zgjedhjeve duhet të numërojnë çdo votë të vlefshme që kanë hedhur amerikanët.

Në Amerikë, votimi është i shenjtë“, tha Biden, ndërsa shtoi: “Çdo fletë votimi duhet të numërohet.”

Biden vuri në dukje se ai dhe shoqja e tij në këtë rrugëtim, Kamala Harris “vazhdojnë të ndihen shumë mirë” për rezultatin përfundimtar të garës.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se kur të përfundojë numërimi, Senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues“, tha Biden.

Teksa amerikanët mbeten në avantazh dhe presin shpalljen e një fituesi në garën presidenciale, Biden tha “Unë i kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë”.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular