BallinaKulturePresidenti Meta në promovimin e librit “Muhurri, histori dhe personalitete” të Halil...

Presidenti Meta në promovimin e librit “Muhurri, histori dhe personalitete” të Halil Ramës

Disa personalitete të letrave e të shkencës, në promovimin e librit të shkrimtarit e gazetarit të dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh”

60-vjetori i ditëlindjes, Presidenti Meta në promovimin e librit të 17-të të Halil Ramës

Promovimi i librit “Muhurri, histori dhe personalitete” të shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama – Mjeshtër i Madh”, ka bërë bashkë personalitete të njohura të jetës publike dhe politike të vendit. Në këtë veprimtari promovuese, mes dhjetra personaliteteve të letrave e të shkencës, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se libra të tillë na sjellin ndërmend vlerat e atdheut tonë.

“Ndër të tjera në këtë libër më bëri përshtypje titulli ‘Atdheu fillon nga familja’. Pikërisht kjo duhet kuptuar drejt dhe edukimi atdhetar duhet nisur me dashurinë për familjen”,-tha kreu i shtetit. Presidenti Meta, duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë veprimtari promovuese mbresëlënëse, ndër të tjera vlerësoi krijimtarinë e Halil Ramës, si mjaftë produktive dhe cilësore. “Ashtu si vetë autori Halil Rama, edhe personazhet që ai përshkruan në këtë libër, me mençuri kanë ditur të adaptojnë qëndrime dhe sjellje në përputhje me rrethanat e kohës, duke përzgjedhur qëndrim perspektiv e duke u bërë të dobishëm e me vlera kombëtare dhe shoqërore”, tha kreu i shtetit. Në këtë kontekst ai veçoi monografinë kushtuar filozofit popullor dibran Dine Hoxha, këtij kolosi të mendimit, i njohur si këshilltari më i afërt i Mbretit Ahmet Zogu, por edhe si organizator i rezistencës popullore dibrane kundër pushtuesit serb, para një shekulli në mars – shtator 1920.
Në këtë promovim të moderuar me mjeshtri të rrallë nga Defrim Methasani, pasi ndoqën dokumentarin e ideuar dhe realizuar prej tij me titullin sinjifikativ: “HALIL RAMA – MJESHTËR I MADH, NË 60 VJETORIN E LINDJES”, folën disa personalitete krijuese dibrane dhe kombëtare, si Prof.Bujar Kapexhiu, redaktorja Luljeta Prençi, kolonel Myfit Guxholli, gazetarja Klodiana Lala, dr.Hajri Mandri, Shpendi Topollaj, Dr. Asllan Zemani, drejtor i Muzeut të Forcave te Armatosura, administratori i “Botime M&B” Bujar Karoshi, etj.

Kapexhiu: Përkushtim, seriozitet, dinjitet, dashuri për vendlindjen

Kryetari i Shoqatës “Bashkësia Dibrane, Prof.Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit, duke përshëndetur në emër të kësaj Shoqate, ndër të tjera tha se shkrimtarë si Halil Rama që shkruajnë për vendlindjen e tyre duhet të ketë më shume vendi ynë. Edhe në këtë libër,-tha Kapexhiu, autori shfaq përkushtim, seriozitet, dinjitet, dashuri, mall, respekt, mburrje, nostalgji, krenari, të gjitha së bashku këto ndjesi, si një gjerdan gurësh të çmuar në gjoksin e Halil Ramës, japin shkëlqimin dhe meritën e të suksesshmit që çdo muhrrak e çmon dhe e vlerëson këtë punë, që duke mbledhur germë pas germe, ashtu siç milingona punon, ka ngritur me pasion këtë kështjellë kryelartë, të pakrahasueshme të Muhurrit. Ai e vlerësoi librin “Muhurrin, histori dhe personalitete” si një privilegj për muhrrakët, se kudo, në çdo cep të botës që të jenë do të kenë pranë vetes malet, fushat, lumin, lulet, shtëpitë, komshinjtë, familjen e gjithë të njohurit e dashur e të shtrenjtë të vendlindjes, për të mos i harruar kurrë. Kjo sipas tij për faktin se në faqet e këtij libri, midis rreshtave, si në një pasqyrë, çdo muhrrak do të shohë veten dhe do të arrijë në përfundimin se në këtë pasqyrë të krijuar nga mendja dhe dora e Halilit duket më i mirë, më trim, më punëtor, më i bukur e më i mençur.

Luljeta Prençi-Dishi: Testament i vyer historiko-kulturor

Duke ndarë me qindra pjesëmarrësit në këtë promovin, perjetimet si redaktore e librit, znj.Luljeta Prenci-Dishi (Drejtore e gjimnazit “Ibrahim Rugova” Kamëz), duke shpresuar të ketë permbushur pritshmeritë e H.Ramëst, lidhur me cilesinë e redaktimit në përputhje me llojin e tekstit…(letërsi dokumentare) falenderoiz autorin i cili i dha mundesinë ta shfrytezoj kohën e izolimit në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht duke redaktuar këtë libër të rëndësishëm që lartëson vlerat e Muhurrit dhe të muhurrakëve, vlerat e zonës nga ajo vjen dhe ku kaloi femijërinë dhe rininë e saj. Gjatë redaktimit të librit ajo pohoi se është njohur më nga afër me historinë e lavdishme të zonës së Muhurrit si dhe me kontributin e vyer të sa e sa personaliteteve historike apo aktualë të asaj zone, të cilët na bëjnë krenarë ne sot.
Nisur nga fakti se se secili nga ne, me punën dhe përkushtimin e vet, jep një kontribut të zakonshëm ose të jashtezakonshëm gjatë jetës, e megjithatë jemi të përkohshëm në këtë botë, redaktorja Prenci-Dishi tha se: “Falë njerëzve të tillë si Halil Rama, që lartësojnë vlerat tona, kontributi ynë për zonën dhe për shoqërinë mbetet si një testament për brezat” . E në këtë kuptim, ajo e konsideroi librin e tij “Muhurri, histori dhe personalitete” një “Testament të vyer historiko-kulturor” në dorën e muhurrakeve dhe jo vetem.…

Kolonel Myfit Guxholli: Atdhedashuria, lajtmotiv në krijimtarinë e H.Ramës

Kryetari i OBVL, kolonel Myfit Guxholli, në përshëndetjen në emër të kësaj organizate veçoi dy kapituj të këtij libri: “Muhurri në Nëntë Malet e Dibrës” dhe “Kontributi i muhurrakëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pikërisht nisur nga evidentimi i patriotizmit të popullit të kësaj krahine në luftart për liri e pavarësi, klonel Guxholli vlerësoi mesazhin e atdhedashurisë që përcjell autori H.Rama nëpërmjet këtij libri tek brezat e sotëm e të ardhshëm. Ndërkohë ai vlerësoi qëndrimin e Presidentit Meta për promovimin e vlerave më të mira të kombit tonë dhe veçanërisht dekorimin prej tij të heronjve e dëshmorëve të kombit.

Shpendi Topollaj: Për Halil Ramën e para është Shqipëria

I fokusuar në profilin krijues të Halil Ramës, shkrinmtari dhe publicisti i njohur Shpendi Topollaj, ndër të tjeta tha se: “Halil Ramën, i cili në çdo vend ku ka punuar, ka mbetur po ai; i thjeshti, kokëuluri, dashamirësi, i qeshuri, fjalëpaku, pajtuesi dhe përherë, i palodhuri.
“Përfaqësues dinjitoz i vlerave të larta të dibranëve, si mençuria, bujaria, ndershmëria, thjeshtësia e atdhedashuria, me punën e tij të pareshtur Halil Rama e rendit veten në pararaojë të institutit të gazetarisë shqiptare”,-tha z.Topollaj. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja përse ky gazetar e shkrimtar i pa bujë është kaq dinjitoz, dhe ka aq shumë miq e shokë, gjë që bije në sy menjëherë në vaprimtaritë që organizon me shokët e tij, ku gjithmonë salla do të jetë e mbushur, me pjesëmarrës të të gjitha fushave. Nga viti 2003 që Halil Rama drejton gazetën “Veterani” organ i OBVL, çdo lexues ka gjetur në shkrimet e botuara, evokimin e ngjarjeve madhore të Kombit, përpjekjet për liri në shekuj, epopenë e lavdishme të Luftës Nacional – Çlirimtare, rolin e atyre që drejtuan formacionet partizane, kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për atdhe, ndeshjen me bishën serbe të UÇK – së në bashkëpunim me Forcat e NATOS, ndikimin e SHBA në pavarësinë e Kosovës, dëmin që si kudo edhe te ne solli ideologjia komuniste, dhe kurrë nuk mund të gjesh një rresht të vetëm që të mbjellë përçarje. Për Halil Ramën e para është Shqipëria. Ai gjithmonë ka pasur për devizë thënien e poetit salaminas Euripidit “O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep Atdheut!” Ndaj dhe Atdheu e shpërblen birin e tij me atë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, si mirënjohjeje”.

Shoqata “Labëria” : Libër i shkruar me dashuri dhe fisnikëri për vendlindjen

Dr. Asllan Zemani, drejtor i Muzeut te Forcave te Armatosura, duke përshëndetur në emër të kryesisë së Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” – “Nderi kombit”, dega Tiranë, tha se libri i Halil Ramës ka për mision në kohën e sotme, që për të për dymbëdhjetë katundet e kësaj zone, me histori mjaft të pasur, ta ruaj atë në shoqërinë e integruar, kur po sakrifikohen shumë e shpesh pa të drejtë nga indentiteti ynë i spikatur, nga traditat, zakonet dhe njerëzit që kanë bërë histori, sepse njerëzit janë larguar nga fshatrat për të gjetur botën e Re. “Libri është shkruar me dashuri dhe finikëri për krahinën, për Muhurrin, vendlindjen e autorit, zonë e përmendur në historinë e vjetër dhe të re të Dibrës. Këtë libër, edhe ne të shoqatës “Labëria” e vlerësojmë si një pasuri të vyer, por edhe si një nevojë të fuqishme shpirtërore, për të ruajtur e transmentuar në breza vlerat dhe vyrtytet më të mira të të parëve tanë, por dhe të brezave tonë. Në këto kushte e me këtë synim, në parktikën e punës së shoqatës, është të mbajë lidhje e bashkëpunim vëllazëror me të gjithë fshatat e krahinës, apo edhe me trevën e Dibrës, duke zbatuar misionin fisnik, me vullnet të lirë, para vendlindjes dhe të parëve tanë, vjen libri i Halil Ramës që brezit të ri të mos i mungojë vendlindja, historia e familjes, e fisit, të mos u mungojnë varret e të parëve, xhamitë, dasmat dhe ritet tradicionale tepër të pasura”,-tha ndër të tjera Dr. Zemani.

Dr.Hajri Mandri: Dukuri estetike te libri i Halil Ramës

Përjetimi estetik i jetës në mënyrë sa më intensive është synimi suprem i njeriut. Kështu, kur lexojmë këtë libër të Halil Ramës, dukuria estetike që shkakton leximi i tij, ka të bëjë me ndjenjën e të bukurës dhe kënaqësisë estetike që të krijon. Pasioni, malli, adhurimi e dashuria që autori derdh ne të e ka bazën te vlerësimi që ai ka për traditat si mikpritja bujaria, trimëria, zgjuarsia, humaniteti që evokojnë krenarinë për vendlindjen, si substancë e krenarisë kombëtare.

“Jeta politiko-shoqërore e banorëve muhurakë në mënyrë konvencionale na jepet me intelektualët e zonës duke i vendosur në kohë shembëllejnë si gurë kilometrikë në libër që lajmërojnë kohën, mendësinë, psikologjinë, dhe ideologjinë e kohës që përfaqësojnë dhe habitatit ku kontribuojnë.
Dashuria për vendlindjen jepet me një optimizëm të trëndafiltë. Përms figurave të përzgjedhur me kujdes krijojnë një vatër estetike si mirënjohje për punën, përkushtimin, ndershmërinë, zgjuarsinë, bujarinë, humanizmin mikpritjen komunikimin elitar, të ëmbël e të këndshëm. Në këtë libër, mbi doktrinat që na ndajnë është dashuria për kombin. Gjejmë ën të larmi imazhesh, idesh dhe personazhesh të venë në lëvizje imagjinatën dhe përfytyrimin estetik drejt vlerave morale dhe humane. Mjafton shembëllimi për të mbërritur intuitivisht te thelbi.

Halil Rama ka zgjedhur nje procedim te dobishëm për lexuesin. Pasi vë kuotat hitoriko-kulturore autori përmes personazheve realë, lundron nga një periudhë në tjetrën duke identifikuar si xixëllonjat në fusha, personazhet realë që drejtuan dhe krijuan raporte me vlera morale e shoqërore e që kanë lënë gjurmë tek pasardhësit që duke i kujtuar krijojnë kënaqësi estetike, si ndjenjë e të bukurës që vjen nga rrëfimi.

Autori Halil Rama e mbyll librin me figura aktuale nga zona a tij që kontribuojnë në ndërtimin e demokracisë liberale si mishërim i vlerave të shoqërisë që jetojmë.

2 10

3 6

4 2

5 1

6 1

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular