BallinaBotaZgjedhjet në SHBA/Sharpie, lapsi i komplotit me fletën e votimit në Arizona

Zgjedhjet në SHBA/Sharpie, lapsi i komplotit me fletën e votimit në Arizona

Mbështetësit e Trump kanë ngritur pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve në SHBA, e veçanërisht në shtetin e Arizonës.

Kjo pasi zgjedhësve pro Trump iu është dhënë një stilolaps i veçantë për të votuar, ai markës Sharpe, dhe më pas fletët e tyre janë nxjerrë të pavlefshme.

Bëhet fjalë, sipas shtabit elektoral të Trump, për qindra vota që janë nxjerrë si abstenuese, por që zgjedhësit me stilolapsin e veçantë kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar pro kandidatit republikan.

Fajtori i supozuar: stilolapsi Sharpie. Në ditën e e zgjedhjeve që do të njihet si #Sharpiegate, postimet në rrjetet sociale sugjerojnë që zyrtarët zgjedhorë në Maricopa County u siguruan votuesve lapsa Sharpie, të cilat ndërhynë në votimet që regjistroheshin, posaçërisht ato për Presidentin Donald Trump. Votimi me këtë lloj stilolapsi e bën votën e pavlefshme, thanë mbështetësit e Trump. Ndërsa pati reagime të kundërta.

Një video në mediat sociale me më shumë se 821,000 shikime tregoi një grua duke folur rreth asaj se si katër vende të ndryshme votimi po përdornin Sharpies dhe një burrë e pyet atë nëse ‘ato fletë votimi nuk po numërohen’.

Zgjedhjet në SHBA/ Sharpie, lapsi i komplotit me fletën e votimit

“Ata janë duke bërë të pavlefshme votat, ajo që po bëjnë”, thotë gruaja, e cila sugjeroi që votuesit të përdorin një stilolaps tjetër.

“Njerëzit po vijnë këtu për të votuar për Donald Trump dhe të gjitha ato vota po zhvleftësohen,” thotë personi në video që po e filmon.

Zgjedhjet në SHBA/ Sharpie, lapsi i komplotit me fletën e votimit

Sidoqoftë, zyrtarët e zgjedhjeve të Arizonës thanë se votimi me një Sharpie nuk do të kishte asnjë ndikim në votat që regjistroheshin nga makinat e tabelave dhe nëse do të kishte ndonjë çështje, ekziston një proces që do të mbante anulimin e fletëve të votimit.

Të mërkurën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Republikan në Arizona tha se po hetonin ankesat nga votuesit e Qarkut Maricopa rreth fiaskos Sharpie.

Zgjedhjet në SHBA/ Sharpie, lapsi i komplotit me fletën e votimit

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Michael S. Catlett i dërgoi një letër Scott Jarrett, drejtorit të zgjedhjeve në Qarkun Maricopa, duke kërkuar informacion mbi vlefshmërinë e fletëve të votimit të përfunduara nga Sharpies deri të enjten.

Departamenti i Zgjedhjeve të Qarkut Maricopa shkroi në Tëitter në Ditën e Zgjedhjeve se qendrat e votimit përdorin Sharpies në mënyrë që boja të mos njollosë kur numërohen fletët e votimit.

“Kolonat e reja në fletët e votimit do të thotë që rrjedhja e bojës nuk do të ndikojë në votën tuaj!’ postuan ata në një video informuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular