BallinaKronikeZhduket pa gjurmë Durim Bami/Policia në kërkim pas atentatit ndaj kushëririt

Zhduket pa gjurmë Durim Bami/Policia në kërkim pas atentatit ndaj kushëririt

Durim Bami, ka dyshime të forta se ishte objektivi i atentatit ku mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra. Policia thotë se e ka kërkuar për ta marrë në pyetje, por personazhi i dyshuar për disa ngjarje kriminale është zhdukur.

Durim Bami, një personazh i përfolur për disa ngjarje kriminale, dyshohet se ishte objektivi i atentatit me armë zjarri pasditen e së mërkurës në Tapizë të Krujës, ku i plagosur mbeti kushëriri i tij 35 vjeçar Ervin Kodra.

Ky i fundit në dëshminë e parë para grupit hetimor, mësohet se ka deklaruar Durim Bami nuk ishte më të në monentin e sulmit.

Por deklarimet e tij janë marrë me rezervë nga grupi hetimor që mësohet se kanë kërkuar Durim Bamim për ta marrë në pyetje mbi rastin dhe nuk e kanë gjetur

Ky fakt ka përforcuar dyshimin se Ervin Kodra mund të ketë gënjyer dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë duke lejuar largimin e kushëririt në makinën u raportohet se u sulmuan.

Sipas të dhënave, autorët e atentatit kishin zënë pritë pranë një pikë përpunimi të mermetit buzë rrugës, ndërsa në vendngjarje raportohet se janë gjetur dy lloje gëzhojash.

Disa orë pas ngjarjes, policia zbuloi pranë nënstacionit elektrik në Valias të Tiranës një automjet të djegur, që dyshohet se u përdor për sulmin!

Burimet thonë se në makinë nuk është gjetur asgjë e ndaluar, si armë apo sende të tjera, ndërsa fakti që është djegur plotësisht e bën të vështirë nxjerrjen e gjurmëve të gishtave.

Një detaj që ka forcuar dyshimet është fakti se numri i shasisë së mjetit ishte i fshirë dhe nuk kishte targa.

Policia mësohet se ka marrë në pyetje disa persona, por zyrtarisht ende nuk ka autor për atentatin dhe asnjë sqarim se kush ishte me të vërtetë objektivi i plumbave.

Durim Bami u bë personazh mediatik në vitin 2015 kur u akuzua ish-deputeti Tom Doshi se ishte paguar për ta vrarë, por më 4 korrik të 2018, pasi gjykata e dënoi me një vit burg, të cilin e konvertoi në shërbim prove.

Në vitin 2015 nga Durim Bami është akuzuar për lidhje edhe me zhdukjen e Enver Stafukës, ndërsa më herët ka qenë i dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Në vitin 2018 ai u ndalua sërish gjatë një operacioni të forcave RENEA në Nikël, ndërsa për veprimtarinë e dyshuar kriminale është objekt i Operacionit Forca e Ligjit./oranews

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular