BallinaBota“Vëzhguesit s’u lejuan në dhomat e numërimit”, Trump nuk tërhiqet pas humbjes:...

“Vëzhguesit s’u lejuan në dhomat e numërimit”, Trump nuk tërhiqet pas humbjes: Fituam zgjedhjet, morëm 71 milionë vota të ligjshme

Presidenti ende në detyrë, Donald Trump pretendon se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Përmes një postimi në Tëitter ai deklaroi se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme. Ai i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar zgjedhjet.

Pasi është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.

“Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, morëm 71,000,000 vota të ligjshme. Gjëra të këqija kanë ndodhur të cilat vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë!”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Sikur edhe disa ditë më parë presidenti Trump nuk ka ofruar fakte për të mbështetur pretendimet e tij për manipulime apo mashtrime tjera zgjedhore.

 

 

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës. Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.Ë. Bush më 1992.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular