BallinaKryesoreVIDEO/ “Kujt po i shërben Rama?!” Paloka: Duke bërë sikur mbron Thaçin,...

VIDEO/ “Kujt po i shërben Rama?!” Paloka: Duke bërë sikur mbron Thaçin, kryeministri po bën punën e Vuçiçit!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes së hapur që ish-presidenti i Kosovës ka me Gjykatën e Hagës, nën akuzën e krimeve të luftës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Paloka teksa ka publikuar një video, pohon se Rama që në dukje duket se mbron Thaçin, po bën punën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK pë trafik organesh? Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur, në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjere thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje. As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës. Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh.”, shkruan Paloka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular