BallinaAktualitetAlarmi nga koronavirusi, Greqia zgjat bllokimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë...

Alarmi nga koronavirusi, Greqia zgjat bllokimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë deri më…

Situata e krijuar nga pandemia ka bërë që Greqia të shtyjë sërish masat kufizuese për Shqipërinë, por edhe Kosovën e Maqedoninë, të cilat do të jenë në fuqi të paktën deri në datë 30 nëntor.

Kjo do të thotë se në Greqi do të lejohen që të kalojnë vetëm personat me leje qëndrimi,ata që janë shtetas grekë, shoferët e kamionëve, diplomatët, ambulancat, si dhe punonjësit sezonalë.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë brenda 72 orëve dhe të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

Greqia ashtu si shumë shtete në Europë ka vendosur masa të forta kufizuese edhe brenda vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa gjobat për ata që i thyejnë shkojnë nga 300 deri në 500 euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular