BallinaBotaJoe Biden e ‘tradhtojnë’ emocionet, kjo është gafa e parë si president...

Joe Biden e ‘tradhtojnë’ emocionet, kjo është gafa e parë si president i SHBA

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një gafë gjatë fjalimit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Biden gaboi teksa po fliste para qytetarëve për numrin e viktimave nga koronavirusi në SHBA.

Nga shteti i Delaëere, përballë një turme të entuziazmuar në një parking që thërriste emrin e tij prej disa orësh, pasi këndoi himnin amerikan 77-vjeçari u shpreh:

“Shpresoj se kjo mund të sigurojë një farë ngushëllimi dhe qetësimi për më shumë se 230 ‘milionë mijë’ familje që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus i tmerrshëm këtë vit”.

Numri i viktimave në SHBA që nga fillimi i pandemisë është më shumë se 230 mijë, ndërsa për Biden ky nuk është gabimi i parë kur flet para publikut, pasi njihet si një person që bën shumë gafa në fjalimet e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular