BallinaAktualitetPërfundon takimi i Ramës me naftëtarët e Ballshit, Dautaj: Nuk dolëm të...

Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët e Ballshit, Dautaj: Nuk dolëm të kënaqur, ja çfarë na ofroi!

Ka përfunduar pas më shumë se 1 orë bisedime takimi mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve grevistë në rafinerinë e naftës, në Ballsh.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve tha se kryeministri ka bërë ofertën e tij, e cila nuk i kënaq pritshmëritë e naftëtarëve, që presin pagat të cilat i kanë fituar me vendim gjykate.

Ai tha propozimin e kryeministrit do ta diskutojë me të gjithë naftëtarët, ndërsa vendimi do të jetë i përbashkët.

“Nga ajo që diskutuam me kryeministrin ideja është për dhënien e një page të vetme të ndërmjetme mes asaj që marrim, pra një pagë të përafërt. Nuk kemi te dalë të kënaqur, ne do ja lëmë kohës vendimin.

Na tha se do sjellë një kompani serioze në rafineri dhe dhënia e një page të përafërt me tonën.

Pra, shteti merr përsipër rivënien në punë të rafinerisë dhe 1 pagë. Nëse naftëtarët duan të hyjnë sërish në grevë vendimi është i tyre”,- tha Dautaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular