BallinaKultureAktorja e njohur shqiptare preket nga COVID-19 dhe jep mesazhin e fortë:...

Aktorja e njohur shqiptare preket nga COVID-19 dhe jep mesazhin e fortë: Po vrasim njëri-tjetrin duke…(E PLOTË)

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai tregon se është infektuar me koronavirus dhe se ndodhet në shtëpi ku edhe po merr mjekimin.

Ndër të tjera aktorja ka dhënë edhe një mesazh ku shpreht se shumë njerëz edhe pse janë të infektuar dalin nga shtëpia sikur nuk ka ndodhur asgjë duke ‘vrarë’ kështu miqtë dhe të afërmit e tyre.

“Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin,” shkruan Lubonja ndër të tjera.

Postimi i plotë i aktores:

Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19.

Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re.

Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne.

Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo ,po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”.

Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.

Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.

Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.

Zot na jep forcë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular