Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, i ka dedikuara disa fjalë babait të saj pas shfqjes së tij dje në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot”, shkruan ndër rreshta Gresa, ndërsa thekson se ata besojnë se Jakup Krasniqi do të dalë fitimtar nga Haga.
“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.
Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!
Me dashuri,
Sevdija, Gresa, Qëndresa, Altini dhe Çlirimtarja”, shkruan ajo.
Kujtojmë se, dje kanë dalë para Dhomave të Specializuara në Hagë si të akuzuara për krime lufte Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi, ndërsa sot pritet të dalë Kadri Veseli e më pas Rexhep Selimi, të katërt pjesë e shtabit drejtues të UÇK-së.