BallinaAktualitetDel çmimi/Ja sa do të kushtojë vaksina 90% efektive ndaj COVID e...

Del çmimi/Ja sa do të kushtojë vaksina 90% efektive ndaj COVID e BioNTech dhe Pfizer

Vaksina e prodhuar nga BioNTech dhe Pfizer dhe që pritet të marrë së shpejti autorizimin, do të kushtojë fillimisht 19.5 dollarë për dozë.

Kompania BioNTech ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale ndaj COVID-19.

“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është 19,5 dollarë për dozë“, tha kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.

Ai po i referohej një marrëveshje korriku të arritur nga partneri Pfizer PFE.N me qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.

“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme,” tha Richardson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular