BallinaKryesoreRama nxori videon nga Infektivi, reagon Bardhi: Nëse gjithçka është në rregull,...

Rama nxori videon nga Infektivi, reagon Bardhi: Nëse gjithçka është në rregull, pse hidhen pacientët nga dritarja?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas videos, që kryeministri Edi Rama, publikoi nga Spitali Infektiv.

Me një shënim në facebook, Bardhi i drejton disa pyetje Ramës.

“Nëse gjithçka është në rregull, atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja”, pyet Bardhi mes të tjerash, referuar edhe ngjarjes së rëndë që u regjistrua sot, ku një pacient i infektuar me COVID, 69-vjeç, u hodh nga kati i dytë i spitalit.

“Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”, shkruan Bardhi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular