BallinaUncategorizedDy tërmete në Shqipëri/Ministria e Mbrojtjes: Ja ku ishin epiqendra, zonat qe...

Dy tërmete në Shqipëri/Ministria e Mbrojtjes: Ja ku ishin epiqendra, zonat qe u preken dhe sa ballë ishin

Lëkundje të lehta tërmeti tronditën Shqipërinë pak minuta më parë. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Dibër, Bulqizë, etj. Po ashtu, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Greqi dhe Kosovë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se tërmeti kishte epiqendër zonën e Mavrovos në Maqedoni dhe pati një magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim në lidhje me lëkundjet e tëmetit që u ndjenë pak më parë në Tiranë, si dhe në zonën verilindore të Shqipërisë.

“Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3.25 pm sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut. Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës Rihter”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Sakaq ministria në njoftimin e saj, nuk deklaron nëse ka pasur dëme materiale ose jo. Që prej mëngjesit të sotëm tërmete të fuqishme u regjistruan në zonën e Gostivarit, lëkundjet e forta përshkruan zonën, si dhe u ndjenë në disa shtete, si në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular