BallinaBotaLigjvënësit shfuqizojnë kualifikimin e disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ 

Ligjvënësit shfuqizojnë kualifikimin e disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ 

Ligjvënësit kinezë votuan të mërkurën për të miratuar një vendim mbi shfuqizimin e kualifikimit të anëtarëve të Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.
Në vendim thuhet se ligjvënësit që  mbështesin të ashtuquajturën “pavarësi të Hong-Kongut” dhe kërkojnë ndërhyrje të jashtme në punët e Hong-Kongut, do të përjashtohen menjëherë.
Vendimi u miratua në sesionin e 23-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të legjislaturës së 13-të, organi më i lartë ligjvënës i Kinës. Ky sesion mbylli punimet të mërkurën.
Vendimi rendit rrethanat që konsiderohen shkelje, si mbështetja e të ashtuquajturës “pavarësi e Hong-Kongut”, refuzimi i njohjes së sovranitetit të shtetit, kërkimi i ndërhyrjes në punët e Hong-Kongut nga vendet e huaja ose forcat e jashtme si dhe kryerja e veprimeve të tjera që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular