BallinaKronike"Na kërkuan në grup, pagesa 7 mijë lekë është..."/Flasin "punëtoret e seksit"...

“Na kërkuan në grup, pagesa 7 mijë lekë është…”/Flasin “punëtoret e seksit” në Tiranë: Çfarë ndodh brenda qendrave të masazhit

“Në orën 19.00 në qendër erdhi një klient. Fillimisht kërkoi masazh, pasi bëri masazh klienti kërkoi marrëdhënie. Në këtë moment e telefonoi e fejuara dhe i kërkoi të flasë me kamera dhe klienti doli me shpejtësi  nga qendra pa kryer aktin seksual, kurse në krevat la 5 mijë lekë”.

Ky është rrëfimi para policisë i masazhatores me emrin e shkurtuar K, e cila u kap në flagrancë nga policia në qendrën e masazhit në kryeqytet, ndërsa më vonë nga rrëfimet u zbuluan edhe vajzat të tjera që kryenin të njëjtat shërbime.

Për përdorimin e qendrës së masazhit si qendër prostitucioni policia arrestoi pronarin e saj F.H, një 35-vjeçar që mohon të ketë dijeni se çfarë ndodhte brenda biznesit të tij. Por njëra nga masazhatoret rrëfen se pikërisht punëdhënësi i kishte kërkuar nder që veç masazhit, ajo të ofronte shërbime seksuale edhe te shokët e tij që paraqiteshin në qendër dhe kërkonin marrëdhënie seksuale apo seks oral. Policia sipas burimeve të gazetës Si ka sekuestruar bllokun e shënimeve me shkrim dore, ku secila nga vajzat masazhatore shkruante oraret se kur do të shërbente dhe se ku ajo ishte e gatshme për të qenë aty.

Qendra sipas policisë gjendet në rrugën “Marko Bocari” dhe kontrollet e qendrave të tilla ka disa muaj që kanë nisur, që kur gazeta Si nisi denoncimin e përdorimit të këtyre qendrave edhe për shërbime të tjera. Madje, në një rast jozyrtarisht policia pohon për gazetën Si se infiltroi një agjent që sapo i është propozuar nga punonjësja shërbim ekstra, në këto ambiente kanë mësyrë edhe agjentët e tjerë për të kryer kontroll dhe më tej referimin e çështjes në prokurori.

Rasti i fundit

Por ndonëse policisë për ta kopsitur dosjen i duhet të kontrollojë në koshin e plehrave ku edhe referohet se çfarë gjendet aty përfshi edhe prezervativët, në zbulimin e fundit është kërkuar edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë që tregon se si punonjëset afrohen pas seancave pranë koshit të plehrave për të hedhur sende që më pas konfirmohet që janë prezervativë.

Vajza me inicialet E. P rrëfehet për policinë edhe për çmimet dhe për ofertat që nga full bodi që ato e njohin si të tillë deri te shërbime të tjera seksuale. “Ka pasur raste kur F. më ka marrë dhe më ka kërkuar t’u bëj masazh shokëve të tij. Pagesa e klientëve për marrëdhënie seksuale shkonte 7 mijë lekë, ndërsa për seks oral dhe masturbim nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë.

Shtetasja U. M po ashtu e dyshuar nga policia se punonte si prostitutë tregon gjithashtu detaje. “Në një rast F. na kërkoi mua dhe K. që t’u bënim shërbime dy shokëve të tij, por nuk pranova pasi njëri prej tyre ishte i dehur. Pasdite erdhën katër klientë, por nuk gjendesha në punë, pasi aty ishin K dhe E”.

Masazhatorja tjetër E. Gj pranon ofrimin e shërbimeve seksuale, çka e ka bindur policinë se ka informacionin e plotë për të prangosur pronarin. “Pasi komunikova me pronarin ramë dakord që rroga të ishte 30 mijë lekë në muaj. Për shërbimet e tjera ekstra do kisha pagesë tjetër. Por unë ofroja video në snapchat, janë video erotike që ua dërgoja personave të ndryshëm që më paguanin më pas në numrin tim të llogarisë. Kam pasur marrëdhënie të ndryshme me persona të ndryshëm që nuk i njoh, që më kanë kontaktuar përmes telefonit”, thotë ajo.

Rrëfimet vazhdojnë më tej edhe nga masazhatorja K. P, ndërkohë që policia thotë jozyrtarisht se në xhepat e disa prej vajzave janë gjetur edhe vlerat monetare ashtu sikundër edhe në recepsion./ Gazeta Si

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular