BallinaAktualitetShkencëtarët në Maqedoni: Ja çfarë i shkaktoi tërmetet që lëkundën edhe Shqipërinë

Shkencëtarët në Maqedoni: Ja çfarë i shkaktoi tërmetet që lëkundën edhe Shqipërinë

Pasditen e djeshme rreth orës 15:25, në Maqedoninë e Veriut u regjistruar një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar. Kjo lëkundje erdhi pas tërmetit të mëngjesit të orës 3:54, i cili ka qenë i shkallës rihter 5.1. Në lidhje me këto lëkundje sizmike kanë reaguar dhe zyrtarë të rëndësishëm në Maqedoni të cilët duket se kanë gjetur arsyet e rënies së tërmeteve.

Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë, u shpreh se tërmetet janë shkaktuar nga mbushja dhe zbrazja e liqeneve, presioni i cili bën që pllakat të lëkunden.

Megjithëse nuk është një shpjegim i bindshëm shkencor, Oda Ekonomike për Energjetikë është e bindur se e ka gjetur shkakun e rënies së tërmetit.

“Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, potencoi Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë.

Kujtojmë gjithashtu se Dragaba Çernih nga Observatori Sizmologjik, i bëri thirrje të qytetarëve të zonës së Mavrovës që të mos konsumojnë ujin e çezmave pasi është i trubullt dhe mund të dëmtojë organizmin.

“Këtë mëngjes në orën 4:54 u regjistrua tërmet epiqendra e të cilit është në rajonin e Gostivarit. Tërmeti ishte me magnitudë prej 5 ballëve, ndërsa sipas informacioneve të fundit më së tepërmi është ndjerë nga banorët e Mavrovës dhe Gostivarit me intensitet prej 5 ballëve sipas shkallës Makrosizmologjike evropiane”, theksoi Dragaba Çernih nga Observatori Sizmologjik.

“Për shkak të tërmetit, epiqendra ishte në rajonin e Mavrovës, erdhi deri te turbullimi i ujit për pije në rrjetet e ujësjellësit. Ju rekomandojmë që një periudhë të caktuar përderisa dridhjet të qetësohen, të MOS PINI ujë drejtpërdrejtë nga çezmat tuaja”, thonë nga NPVK – Mavrovë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular