BallinaAktualitetInfektohet Justina Aliaj/Apeli i mikut: Ndihmojeni! Po vuan mungesën e frymëmarrjes

Infektohet Justina Aliaj/Apeli i mikut: Ndihmojeni! Po vuan mungesën e frymëmarrjes

Artistja e njohur Justina Aliaj ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Burime bëjnë me dije se është shtruar në Infektiv dhe ndodhet në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Për këtë ka reaguar edhe miku i saj Sokol Parruca, i cili shkruan se po vuan nga mungesa e frymëmarrjes në spitalin Infektiv dhe i bën thirrje publike mjekëve që ta shpëtojnë.

“Justina Aliaj po vuan mungesën e frymëmarrjes në Spitalin Infektiv… E gjithë vëmendja jonë është tek ti Justi. E di se nuk ke nevoje për kurajo, se ti je tip kurajoze… e ke treguar forcën e karakterit dhe në ditë të tjera të vështira që ke kaluar në jete…dhe ia ke dalur… Dhe sot do ia dalësh…Ti e di se të gjithë jemi aty me ty, të gatshëm të të japim frymë nga fryma jonë, siç na ke dhënë ti me artin tënd, shpirtin tënd. Të nderuar mjekë!  Sot para jush qëndron e shtrirë një heroinë, një aktore e madhe, një artiste e madhe, një njeri i madh…ju lutem, perunjesisht ju lutemi shpëtoni JUSTIN”, shkruan miku i saj Sokol Parruca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular