BallinaAktualitet“Liria ka emër UÇK”- Ervin Salianji homazhe në memorialin Adem Jashari në...

“Liria ka emër UÇK”- Ervin Salianji homazhe në memorialin Adem Jashari në Prekaz: ‘Sakrifica’ më e madhe që kërkohet sot është…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar homazhe sot në Prekaz në memorialin e komandantit legjendar, Adem Jashari

Duke theksuar se liria ka emrin UÇK, Salianji thekson se “sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!

Ai shkruan se askush nuk mund ta bëjë pis luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plote: 

Liria ka emër UÇK

Sot në Prekaz, në memorialin Adem Jashari. Bashkë me miq qê kanë luftuar për lirinë e kombit, familjarë të viktimave të genocidit serb, të denuar të regjimit pushtues serb!

Liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra motrave dhe vëllezërve që dhanë gjithçka për kombin, për flamurin, për gjakun kuq e zi që rrjedh në venat e çdo shqiptari!

“Sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!

Askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular