BallinaAktualitetVIDEO/10 ambulanca në pritje tek Infektivi, Pampuri: Rrëzojnë propagandën e montazheve të...

VIDEO/10 ambulanca në pritje tek Infektivi, Pampuri: Rrëzojnë propagandën e montazheve të Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara pak më herët sot nga spitali Infektiv, ku shiheshin mbi 10 autoambulanca që kishin dërguar raste urgjencash, me pacientë me COVID. Përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shpërndarë videon në fjalë, Pampuri thekson se këto janë pamjet reale që rrëzojnë propagandën e montazheve të kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, pacientët dhe familjarët e tyre, janë përballur sot me radhë të tejzgjatur në pritje të lirimit të një shtrati tek COVID 1.

REAGIMI I ORJOLA PAMPURIT

Edhe sot, pacientët dhe familjarët e tyre u përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit një shtrati tek COVID 1.

Mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Në vend që të bëjë diçka për të lehtësuar qytetarët, Edi Rama ka nisur të sulmojë mjekët që dëshmojnë të vërtetën, se spitalet janë të tejmbushura.

Sot, çdo mjek dhe punonjës i shëndetësisë ndihet i fyer, i braktisur dhe i indinjuar nga sulmi i padenjë që Edi Rama u ka bërë dy mjekëve të shkëlqyer Arjan Mezini dhe Genc Sulçebe.

Sjellja e tij me mjekët që përballen direkt me virusin meriton përbuzje. E vërteta e pohuar prej tyre nuk fshihet dot nga propaganda e Edi Ramës, i cili i do mjekët pa zë dhe pa kurajo për të folur.

E vërteta që pohojnë mjekët është se pacientët e infektuar me COVID-19 duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.

E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët duhet të presin 10 ditë për një tampon. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët që kurohen në shtëpi shpenzojmë shumë parà, pasi qeveria e dështuar nuk rimburoson asgjë. Edi Rama mund të fyejë, shajë, mallkojë, mashtrojë, por nuk e fsheh dot të vërtetën dhe nuk i intimidon dot profesionistët që të thonë atë që shohin çdo ditë- dështimin e Edi Ramës me pandemië dhe sistemin shëndetësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular