BallinaAktualitetDoktor Erion Dasho: Ministria që punon për të ardhmen dhe pacientet që...

Doktor Erion Dasho: Ministria që punon për të ardhmen dhe pacientet që vdesin në të tashmen

Nga Dr.Erion Dasho

Në kohën kur Shqipëria është nën pushtetin e plotë të COVID-it dhe qytetarët shqiptarë po sëmuren dhe vdesin, ministrja e shëndetësisë & Co. dolën para shqiptarëve për demagogjinë e radhës.
Gjithçka vazhdon në kohën e ardhme! Do të vijnë teste të shpejta! Do të angazhojmë mjekun e familjes! Do të… Do të… A thua se virusi bën pushim dhe nuk vret deri sa të kujtohen të marrin masa perfaqësuesit e ministrisë dhe komitetsat.
Duke treguar disa grafikë të pikturuar keq dhe duke interpretuar një skenar të shkruar edhe më keq, ministrja këputi mufkën e radhës duke deklaruar se vdekjet për 1 milion banorë në Shqipëri kanë qënë 20.6!!! 10 herë më pak se shifra zyrtare (e cila ka një përqindje të madhe mashtrimi brenda) dhe 40 herë më pak se shifra që raporton INSTAT-i!!!
Një deklaratë që nuk mund të kalojë pa vënë re është edhe premtimi se nëpërmjet OBSH-së do të vijnë në javën në vijim 200 mijë teste të antigjenit.
Qytetarët nuk dinë kë të besojnë, kryeministrin që dje deklaroi se testet nuk duhen dhe se ata që kërkojnë teste janë të lidhur me kompanitë farmaceutike apo ministren e vet që deklaron se po vijnë 200 mijë teste!!!
Demagogjisë dhe mashtrimit që dëgjojmë përditë tashmë i shtohet edhe kakofonia! Dikush duhet t’u kujtojë qeveritarëve tanë se kur gënjen të duhet kujtesë e fortë, përndryshe përfundon duke u bërë i pabesueshëm!!!
Mos haro, zonja ministre! Qytetarët për të cilët ke përgjegjësi politike dhe ligjore të kujdesesh, po vdesin!
Në të tashmen…
Image may contain: one or more people and people sitting
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular