BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Ndërron jetë tek ”Shefqet Ndroqi” prej COVID-19 mësuesi nga Rrogozhina

EMRI+FOTO/Ndërron jetë tek ”Shefqet Ndroqi” prej COVID-19 mësuesi nga Rrogozhina

Një tjetër mësues ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ka ndërruar jetë Ylli Xhaferri nga Rrogozhina që punonte si mësues. 67-vjeçari prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi teksa mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.

Kjo është një tjetër humbje nga radhët e arsimit pasi vetëm 3 ditë më parë një tjetër mësues, kësaj radhe në Gramsh ndërroi jetë nga COVID-19 teksa dhjetëra të tjerë janë infektuar në Shqipëri.

Bashkia Rrogozhinë ka bërë të ditur se një ndër viktimat e sotme nga COVID-19 është mësuesi i letërsisë  Ylli Xhaferri.

Ylli Xhaferri ishte një qytetar shembullor , shkrimtar i shkëlqyer , mësues letërsie në qytetin e Rrogozhinës , ku edukoi breza të tërë nxënësish.

Një pasuri e madhe intelektuale dhe një burim frymëzimi jo vetëm për armatën e mësuesve, por për të gjithë qytetin tonë.

Sot ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë, një nga mendjet më të ndritura të qytetit.

Prehu në paqe Ylli !

Ngushëllime familjes!” thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular