BallinaAktualitetSTUDIMI/Covid-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019

STUDIMI/Covid-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019

Virusi Covid-19 ka qenë aktiv në Itali disa muaj para se të zbulohej zyrtarisht për herë të parë. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i ri i cili ka ngritur pyetje të tjera në lidhje me origjinën e vërtetë, masën dhe kohëzgjatjen aktuale të pandemisë.

Studimi i ri novator, i kryer nga shkencëtarë në Institutin e Kancerit në Milano dhe Universitetin e Sienës, u botua këtë javë në “Tumori Journal”.

Hulumtimi bazohet në analizën e mostrave të gjakut të 959 personave, të mbledhura gjatë testeve të depistimit të kancerit të mushkërive, të kryera midis shtatorit 2019 dhe marsit të 2020.

Më shumë se 11 përqind e të testuarve , pra  111 persona, rezultuan të kishin antitrupa specifikë të koronavirusit.

Të gjithë njerëzit e testuar ishin asimptomatikë dhe nuk tregonin ndonjë shenjë të sëmundjes.

Rreth 23 testime të cilat rezultuan pozitive datojnë në Shtator 2019, duke dalë në përfundimin se virusi qarkullonte në vend qysh gjatë verës së kaluar, rreth gjashtë muaj para se të ‘fillonte’ pandemia dhe ‘të arrinte’ në Itali.

Hulumtimi i ri tashmë ka ngritur hipoteza e dyshime të reja për koronavirusin, nëse doli vërtetë nga qyteti kinez i Wuhan në dhjetor të 2019, e që më pas u kthye në pandemi në janar 2020.

Të dhënat nga studiuesit italianë janë veçanërisht të vlefshme, pasi bazohen në mostrat aktuale të gjakut, duke i krahasuar ato me gjetjet e mëparshme.

Të dhëna të tjera janë publikuar duke ardhur në përfundimin se Covid-19, ka qenë i pranishëm në Itali në mes të dhjetorit. Sipas studimit, këtë e kanë treguar testet e ujërave të zeza.

Përfundimet e studimit duket të jenë në përputhje me raportet e publikuara të cilat kanë regjistruar të sëmurët me simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe “gripit atipik” të shfrenuar, kryesisht të moshuarit në Itali në fund të vitit 2019.

Një studim tjetër, botuar nga shkencëtarët italianë në qershor, tregoi se gjurmët e koronavirusit u gjetën në ujërat e zeza të analizuara qysh në dhjetorin e kaluar.

Gjetje të ngjashme janë bërë edhe nga shkencëtarë në vende të tjera.

Për shembull, studiuesit spanjollë kanë pretenduar se ata kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në mostrat e ujërave të zeza, qysh në mars të 2019.

Analiza e regjistrave të spitalit nga fundi i vitit 2019 në SH.B.A. kanë treguar gjithashtu sasinë e pazakontë të pacientëve me ‘grip’.

Shumica e tyre përjetuan “kollitje” të rëndë dhe simptoma të tjera të rënda të frymëmarrjes.

Globalisht, numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 ka kaluar kufirin e 54 milion të të infektuarve, ndërsa më shumë se 1.3 milion njerëz kanë humbur jetën.

Me provat në rritje që shpërthimi e pandemisë mund të ketë filluar shumë përpara se koha ‘zyrtare’ që njihet tani, po ngrenë dyshimet që koha kur nisi Covid-19, të rishihet një ditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular