BallinaSportVIDEO/ Ismajli gjen golin e parë kuqezi, kazakët realizojnë nga mesi i...

VIDEO/ Ismajli gjen golin e parë kuqezi, kazakët realizojnë nga mesi i fushës

Dy gola të tjerë në “Air Albania” në duelin e Nations League mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. Pas rrjetës së Sokol Cikalleshit në minutën e 16-të, Shqipëria ka dyfishuar shtatë minuta më vonë. Autori i golit Ardijan Ismajli, i pari me kombëtaren për mbrojtësin dardan.

24-vjeçari përfitoi nga një grushtim i portierit mik dhe dërgoi topin në rrjetë. Eufori në kampin e kuqezinjve dhe në aksionin pasardhës e pësojmë. Portieri Etrit Berisha kishte dalë duke festuar golin dhe kazakët përfituan.

 

Abat Aymbetov dhuroi një “predhë” nga mesi i fushës dhe topi në rrjetë. Një eurogol ai i sulmuesit të Kazakistanit dhe rezultati ka shkuar 2-1 për skuadrën e Edi Rejës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular