BallinaKronikeZhdukja e 19 vjeçares shqiptare/ Vëllai merr mesazhin misterioz pasi i thanë...

Zhdukja e 19 vjeçares shqiptare/ Vëllai merr mesazhin misterioz pasi i thanë se e mbanin peng

Po bëhet gati një muaj dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi, Artemis Vasili.

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja që kanë shkaktuar shqetësim për familjen e saj.

Ndërkohë që policia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 Nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur.

Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një mesazh misterioz, zbuloi avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por nuk dha më shumë detaje pasi nuk lejohet që të dalë informacioni.

Kujtojmë se mesditën e 1 nëntorit, Aris Vasilis mori një telefonatë anonime ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki. Policia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar.

Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet. Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për ti treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular