BallinaAktualitet“2 mijë pajisje oksigjeni po përdoren në shtëpitë e shqiptarëve/ Manjani-Ramës: Shtretërit...

“2 mijë pajisje oksigjeni po përdoren në shtëpitë e shqiptarëve/ Manjani-Ramës: Shtretërit bosh s’i duhen as dreqit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar disa të dhëna të cilat dëshmojnë përmasat e përhapjes së pandemisë dhe të prekurve që ka aktualisht në vend.

Ai shprehet se kompanitë farmaceutike kanë shitur rreth 2000 pajisje për oksigjenim në kushte shtëpiake, të cilat ose janë blerë nga qytetarët ose janë dhënë në formë qeraje të përkohshme.

Manjani dëshmon numrin e lartë të pacientëve të cilët zgjedhin të kurohen në shtëpi, duke mos patur besim tek autoritetet spitalore.

Kjo sipas tij justifikon pse kryeministri mburret me vendet bosh që ka në spitalet COVID.

Postim i plotë i Ylli Manjanit:

Antipropagandë.

Kompanitë farmaceutike, në konfidencë por jo me zë të ulur,  tregojnë se sot janë në qarkullim rreth 2000 paisje që prodhojnë oksigjen për përdorim shtëpiak. Pjesa më e madhe e tyre janë shitur. Të tjerat jepen me qera javore nga vetë kompanitë. Aparaturat e blera nga njerëzit qarkullojnë nga një person tek tjetri sipas nevojës…

Pra teorikisht 2000 persona, kryesisht në Tiranë, marrin terapi oksigjeni në kushtet e shtëpisë çdo ditë.

Por le të marrim si të vërtetë dhe deklarimin e Kryeministrit që “njerëzit i blejnë ato paisje nga paniku, pra pa qenë të sëmurë”.  Pra nuk janë 2000 persona,  por më pak që janë të infektuar dhe marrin oskigjen çdo ditë.

Sa më pak?!  Sa të doni vendoseni shifrën, 1500, 1000, 500, 200…!

Prap janë shumë persona që marrin ndihmë mjeksore jashtë spitalit. Të gjithë me shpenzimet e veta, ekstra nga ato që paguhet për sistemin spitalor.

Vetëm qeraja javore e aparatit të oskigjenit është 5000 lekë. Medikamentet, desinfektantët, testet etj janë plus…

Këto shifra e zbythin propagandën e shtretërve bosh në Spitale.

Le të besojmë gjithashtu se lajmet me autoambulanca, hedhje nga ballkoni e kolaps spitalor janë dashakeqëse. Le të besojmë edhe që ka shtretër bosh siç thotë qeveria.

Në këto kushte, ku njerëzit trajtohen masivisht në kushte shtëpie,  t’u pijnë lëngun atyre shtretërve bosh! Ato shtretër bosh që nuk i shërbejnë njerëzve në nevojë nuk i duhen aq dreqit!

Nëse spitali reklamohet si muzeum shtretërish bosh në kulmin e nevojës për to, megjithmend nuk i duhen as dreqit.

Ah, ndoshta mund të përdoren nga Italianë, Gjermanë e Spanjollë që janë në hall të madh për to…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular