BallinaKronike“5 mijë euro po deshe të shohësh motrën”- Zbulohen mesazhet kërcënuese që...

“5 mijë euro po deshe të shohësh motrën”- Zbulohen mesazhet kërcënuese që pengmarrësi i çonte vëllait të shqiptares. Policia zbuloi se ishte…

Anastasios Dougas, avokati i familjes së 19-vjeçares shqiptare Artemisa Vasili, nga Koropia, e cila u zhduk në 16 tetor, në ditët e ardhshme pritet të paraqesë një padi për zhvatje dhe mashtrim.

Procesi gjyqësor do të jetë për zhvatje dhe mashtrim përmes mesazheve, që iu dërguan në celular vëllait të 19-vjeçares, duke i kërkuar shumën prej 5,000 eurosh në mënyrë që të lirohej motra e tij dhe të kthehej në shtëpi.

Vëllai i Artesmisa Vasilit mori disa mesazhe ku i kërkohej të paguante një shumë dhe konkretisht 5,000 euro dhe vetëm atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi.

Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme.

Më pasi i është kërkuar dërguesit të panjohur të mesazhit që t’i jepnin një shenjë se vajza ishte ende e gjallë, por më pas nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Avokati tha se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve dhe ajo është një grua.

Sipas babait të Artemis, i cili kishte folur për protothema.gr, vajza e tij kur u zhduk informoi prindërit e saj se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash për fëmijë.

Prindërit ishin të qetë se fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimeve të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë dhe autoritetet e kthyen hetimin në mjedisin miqësor të vajzës.

Sipas informacioneve, vajza 19-vjeçare kishte 40 euro me vete kur doli nga shtëpia dhe po bëhen përpjekje për të gjetur telefonin e saj celular.

Ditën kur Artemis u zhduk, ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine. Prindërit e saj po bëjnë thirrje që fëmija i tyre të gjendet sa më shpejt dhe kushdo që di diçka të kontaktojë policinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular