BallinaAktualitetE mbijetura e tragjedisë së familjes Josifi, Blerta tregon kush i nxiti:...

E mbijetura e tragjedisë së familjes Josifi, Blerta tregon kush i nxiti: Unë u izolova e para, Anisa e bëri në mënyrë drastike

Është shfaqur për herë të parë pas më shumë se 4-muajsh, Blerta Josifi, vajza tentoi t’i japë fund jetës për t’u ringjallur. Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik ka ndodhur më 2 korrik të këtij viti, ku mamaja dhe motra e saj, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat.

Në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live”, Blerta u shpreh se nuk ka qenë nëna e saj, ajo që i ka bërë ato që të ndiqnin Zotin në mënyrën e tyre

“U izoluam unë dhe Anisa bashkë, nuk ishte mami. Donim të mësonim në mënyrë autodidakte. Menduam për pak kohë, dhe koha po kalonte dhe nuk po ktheheshim në kishë. Kishim librat e krishterë dhe ato lexonim. Anisa lexonte shumë romane”, rrëfeu Blerta.

Kjo e fundit tregoi se ishte vetë ajo që u izolua e para, por jo në mënyrën drastike që e bëri e motra.

“Unë u izolova e para, por nuk e bëra në mënyrë drastike si Anisa. Tani as vetë nuk di ti shpjegoj, kam pyetje plot”, vijoi ajo

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular