BallinaAktualitetEMRI/Punonte në një minierë, humb jetën 50-vjeçari në Martanesh

EMRI/Punonte në një minierë, humb jetën 50-vjeçari në Martanesh

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër. Ka humbur jetën një 50-vjeçar teksa punonte në një minierë në Martanesh në Dibër.

Shtetasi Ilir Turja ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Burrelit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen pa mundur të bëjnë dot gjë. Policia e Dibrës ka nisur hetimet, ndërsa ende s’dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Njoftimi i policise

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular