BallinaBotaPandemia në Rusi? CNN: Horror në morgje, trupa të vdekur sipër njëri-tjetrit...

Pandemia në Rusi? CNN: Horror në morgje, trupa të vdekur sipër njëri-tjetrit (Pamje të rënda)

Rusia sapo ka kthyer arenën sportive, Krylatskoe ose Pallati i Akullt, në një spital ku mund të shtrohen pacientët të infektuar me COVID-19.

Krylatskoe është pajisur me 1300 shtretër spitalorë së bashku me bombola oksigjeni. Në Pallatin e Akullt, po trajtohen aktualisht 600 persona të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aty duket një situatë e qetë dhe sikur çdo gjë është nën kontroll nga autoritetet shëndetësore. Rusët po e përgëzojnë iniciativën e qeverisë pasi numrat e infektimeve janë ulur shumë sipas tyre dhe shumë pacientë po munden të kurohen.

Gjithashtu, presidenti, Vladimir Putin, ka bërë me dije se Rusia e ka gati vaksinën anti-Covid.

Por, cila është e vërteta e situatës me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga shteti rus?

Në investigimin nga CNN, shumë dëshmitarë janë shprehur se situata nuk është fare ashtu si paraqitet, por në të vërtetë është kaotike.

Njerëzit në spitale tregojnë se po shohin trupa të pajetë të cilët varen nga krevati çdo ditë. Burimet e CNN thonë se “Netët brenda në spital janë të frikshme, të gjithë pacientët janë në panik”.

Sipas dëshmitarëve, qeveria po i mbledh të gjithë njerëzit në morgje dhe po i hedh sipër njëri-tjetrit.

CNN, tregon se shifrat e dhëna nga shteti nuk janë aspak reale. Ata mendojnë se që prej fillimit të pandemisë ka raportime se kanë humbur jetën më shumë se 170 mijë persona.

Ndërkohë, qeveria shprehet se kanë vdekur vetëm 33 mijë persona.

CNN, ka kërkuar për informacion tek Ministri i Shëndetësisë rus, Mikhail Murashko, rreth shifrave reale, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ministri.

Sipas CNN, e gjithë kjo është vetëm një mënyre propagande nga vendi ish-komunist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular