BallinaAktualitetNdahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur i Fakultetit të Mjekësisë

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur i Fakultetit të Mjekësisë

Mjeku dhe profesori i njohur Feçor Agaçi është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Lajmin e zi e ka dhënë mjeku Erion Dasho.

Statusi ne FB i mjekut Erjon Dasho

‘Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjeksisë.

Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.

Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove!’, shkruan mjeku Erion Dasho në Facebook.

Mjeku Feçor Agaçi lindi në Berat më 1945 dhe ka ushtruar profesionin e mjekut endokrinolog. Ai më herë ka qenë dhe Shef i Shërbimit të Endokrinologjisë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Në vitin 1968 ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar ‘Mjek i Përgjithshëm’.

1969-1972 – Ka punuar si mjek i përgjithshëm në Spitalin Civil të Beratit, si dhe në Poliklinikën Qendrore të këtij qyteti.

1972 e në vazhdim, pa ndërprerje është pedagog i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, fillimisht në lëndën e Fiziologjisë Patologjike dhe më pas në atë të Endokrinologjisë.

1993-2001 – Ka qenë Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë të Q.S.U.T. ‘Nënë Tereza’.

2006 e në vazhdim, pas një ndërprerje pesë vjeçare rifillon të drejtojë përsëri këtë shërbim.

Ka marrë pjesë në shumicën e Konferencave dhe Kongreseve Ndërkombëtare dhe Kombëtare për Diabetin e Sheqerit dhe Endokrinologjinë.

1992 -1993 – Ka qenë për kualifikim dhe shkëmbim eksperience në Qendrën Mjekësore Universitare të Shtetit Masachusettss, në Worcester (SHBA).

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular