BallinaRajoniNën akuzë për krime lufte, Hashim Thaçi del sot për herë të...

Nën akuzë për krime lufte, Hashim Thaçi del sot për herë të dytë para Gjykatës së Hagës

Ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi do të paraqitet sot për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Dhomat e Specializuara, ku në kalendarin e tyre, e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes.

Seanca do të fillojë nga ora 11:00. Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular