BallinaSportStatistikat dhe vlerësimet/ Ja lojtari i Kombëtares që u zgjodh më i...

Statistikat dhe vlerësimet/ Ja lojtari i Kombëtares që u zgjodh më i mirë i ndeshjes ndaj Bjellorusisë

Shqipëria triumfoi ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2 duke siguruar vendin e parë në grup. Edhe pse ndeshja nisi mjaft për kuqezinjtë, duke kaluar 2 herë në avantazh të dyfishtë, fundi i këtij takimi ishte tepër i vuajtur. Teksa bjellorusët rrezikuan ndjeshëm për të barazuar shifrat.

Për sa i përket statistikave dhe vlerësimeve në fundin e ndeshjes. “Sofa Score” vlerësoi me notën 6.91 Shqipërinë dhe 6.6 Bjellorusinë, që ishte superior për sa i përket mbajtjes së topit.

STATISTIKAT E NDESHJES TË PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE” EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”

Ndërkohë lojtari më i mirë i ndeshjes është zgjedhur sulmuesi Sokol Cikalleshi i cili realizoi edhe dopietën.

STATISTIKAT DHE VLERËSIMI I LOJTARIT MË TË MIRË TË NDESHJES TË PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE” EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Bomberi kavajas u vlerësua me notën 8.4 nga “Sofa Score”. Cikalleshi realizoi 79% të pasimeve të sakta në 64 minutat e aktivizuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular