BallinaPolitikeEMRI/Tropoja me kryetar të ri të degës së PD

EMRI/Tropoja me kryetar të ri të degës së PD

Opozita ne Tropoje ka nje emer te ri drejtimi. Ai quhet Isuf Çela, ish-deputeti i kesaj zone ne Kuvendin e Shqiperise. Zgjedhja e kreut te ri te deges vjen pasi kryetari i deges Xhevdet Hoxha ka dhene doreheqjen per arsye personale.

Dje u mbajtë mbledhja e Kryesisë Degës Partisë Demokratike Tropojë ,në zbatim të Vendimit të kryesisë së PDSh-së nr.87 datë 10.11.2020, pas dorëheqjes nga drejtimi i Degës të z.Xhevdet Hoxha ,Kryetari i ri i Degës është emruar ish Deputeti dhe kandidati i nominuar si kandidat per Deputet për zgjedhjet e 25 Prillit z.Isuf Çelaj i cili do mbajë këtë detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të Deges. Të bashkuar si gjithnjë Drejt Fitores!”-thuhet ne njoftimin e deges se PD Tropoje

Per zgjedhjen e z.Çela shkruan dhe ish-kryebashkaiku Besnik Dushaj. “Me demokratët e Tropojës, në prezantimin e Kryetarit të ri të Degës së PD-së Tropojë, Z. Isuf Çelaj dhe për nisjen e organizimit të fushatës elektorale për fitoren e thellë me 25 Prill. I pranishëm ishte dhe i deleguari i PDSH-së, Z. Alfred Ahmetcenaj. Të bashkuar më shumë se kurrë drejt fitores! Dite me te mira. Lulzim Basha Kryeminister“.

Kush eshte Isuf Çelaj

  • Datëlindja: 13 Nëntor 1964
  • Vendlindja: Tropojë
  • Edukimi: Diplomuar ne Mjeksi Veterinare, FMV ne Universitetin Bujqesor te Tiranes. Diplomuar ne Fakultetin Juridik, UT .
  • Grupi parlamentar: PD
  • Karriera politike: Nga 2013 anëtar i Këshillit Kombëtar te PD dhe Koordinator dega nr.1 Tiranë. 2005 këshilltar i Ministrit të Brendshëm. 2017 deputet.
  • Karriera profesionale: 2013- 2017 subjekti privat “GENER 2”; 2012- 2013 sekretar i pergjithshem, MPB; 2005- 2012 drejtor  ne MPB; 1998-2005 manaxher ne “GENER 2″,  1995-1998 punonjes ne MPB; 1992-1995 pedagog UBT; 1988-1992 specialist veteriner ne Tropoje
  • E dhënë specifike: Prurje e re politike, me pervoje ne ceshtjet e sigurise, zgjedhur ne listen shumeemerore te PD ne Kukes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular