BallinaKronikeMakina e policisë përplas një këmbësor

Makina e policisë përplas një këmbësor

Një këmbësor është përplasur nga një makinë policie në Fier.

Burime zyrtare nga uniformat blu thotë se makina e policisë ka devijuar nga rruga, pasi një makinë tip ‘Golf’ i ka prerë rrugën në mënyrë të befasishme.

Por çuditërisht, policia thotë se makina tip ‘Golf’ ka ikur duke mos u identifikuar.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Sot në lagjen ‘Sheq i madh’ , Fier, në afërsi të vendit të quajtur ‘Vija e ngjalës’, një automjet tip ‘Golf’, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip ‘Honday’ me drejtues punonjësin e policisë K. C., i cili lëvizte në drejtimin Sheq-Fier.

Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Është njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular