BallinaAktualitetNë pritje të "peshqve të mëdhenj"/SPAK dënon të riun që tentoi të...

Në pritje të “peshqve të mëdhenj”/SPAK dënon të riun që tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin.

Ai akuzohej për “korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë në shqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular