BallinaAktualitetPolicia nuk lejoi Andi Lilën në stadium, reagon Basha: Nuk do lejojmë...

Policia nuk lejoi Andi Lilën në stadium, reagon Basha: Nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet në diktaturë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për largimin nga stadiumi të ish-lojtarit të Kombëtares, Andi Lila.

Basha e quajti këtë veprim të turpshëm, duke shtuar se nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë.

“Kjo është e turpshme dhe kriminale! Sapo përfundova një telefonatë me Andi Lilën, një nga yjet e futbollit shqiptar, të cilit policia i kërkoi të largohej nga fusha e futbollit në qytetin e tij të lindjes në Kavajë, ndërkohë që jepte një intervistë për media.

Kjo vetëm për faktin se Lila është një nga kandidatët për deputetë propozuar nga PD Kavajë! Kjo duhet të marrë fund! Askush nuk do të na mbyllë gojën! Në demokraci çdokush ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do ta mbrojmë me forcë këtë të drejtë të fituar me sakrifica dhe nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet sërish në diktaturë”, shprehet Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular