BallinaSportRENDITJA/Klubet më të mëdha angleze në të gjitha kohërat, ka surpriza

RENDITJA/Klubet më të mëdha angleze në të gjitha kohërat, ka surpriza

Liverpooli dhe Manchester United janë dy klubet më të suksesshme në historinë e futbollit anglez, por si qëndrojnë klubet tjera dhe si duket renditja në listën e përgjithshme?

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi titullin e Premier League sezonin e kaluar për herë të parë në versionin e ri të kampionatit anglez dhe ishte titulli i tyre i parë në kampionat në 30 vjet.

Ai titull i ktheu Reds në krye të listës së skuadrave më të suksesshme angleze, mbi rivalët United, kur bëhet fjalë për shumicën e trofeve të fituara.

Me titullin e fituar, klubi i madh nga Anfield kryeson me 42 trofe të fituar.

Pavarësisht kësaj, Unitedi kryeson me shumicën e titujve të kampionatit, me 20 krahasuar me 19 të Liverpoolit.

Jetëgjatësia e Liverpoolit i ka ndihmuar ata të qëndrojnë përpara United kur bëhet fjalë për renditjen e klubeve angleze.

Është faqja e njohur When Football Was Better e cila krijoi një sistem renditjeje bazuar në dy pikë për çdo sezon në nivelin e parë dhe pesë pikë për secilin titull të kampionatit, që kur filloi liga.

23.Nottingham Forest – 56 sezone, 1 titull – 117 pikë

22.Leeds – 51 sezone, 3 tituj – 117 pikë

21.Middlesbrough – 61 sezone – 122 pikë

20.Stoke – 62 sezone – 124 pikë

19.West Ham – 63 sezone – 126 pikë

18.Burnley – 58 sezone, 2 tituj – 126 pikë

17.Sheffield United – 62 sezone, 1 titull – 129 pikë

16.Derby County – 65 sezone, 2 tituj – 140 pikë

15.Bolton Wanderers – 73 sezone – 146 pikë

14.Wolverhampton Wanderers – 66 sezone, 3 tituj – 147 pikë

13.Sheffield Wednesday – 66 sezone, 4 tituj – 152 pikë

12.Blackburn Rovers – 72 sezone, 3 tituj – 159 pikë

11.West Bromwich Albion – 82 sezone, 1 titull – 169 pikë

10.Tottenham Hotspur – 86 sezone, 2 tituj – 182 pikë

9.Newcastle United – 89 sezone, 4 tituj – 198 pikë

8.Chelsea – 86 sezone, 6 tituj – 202 pikë

7.Sunderland – 86 sezone, 6 tituj – 202 pikë

6.Manchester City – 92 sezone, 6 tituj – 214 pikë

5.Aston Villa – 107 sezone, 7 tituj – 249 pikë

4.Arsenal – 104 sezone, 13 tituj – 273 pikë

3.Everton – 118 sezone, 9 tituj – 281 pikë

2.Manchester United – 96 sezone, 20 tituj – 292 pikë

1.Liverpool – 106 sezone, 19 tituj – 307 pikë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular