BallinaEkonomiRruga Milot-Fier/Gazetari: Prokurim 4 miliardë dollarë me tek ofertë

Rruga Milot-Fier/Gazetari: Prokurim 4 miliardë dollarë me tek ofertë

Edhe pse e denoncuar nga PD, kryeministri Edi Rama po jep me konçesion një aks të rëndësishëm në vend.
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka zbuluar se qeveria Rama po përgatitet t’i japë kompanisë greke Terna koncesionin miliarder të rrugës Milot-Fier. Tomorri kujton se këtë lëvizje të qeverisë Rama e ka paralajmëruar në dy shkrime të mëhershme, ku shkruante se pas këtij konceisioni fshihej kompania greke Terna.

Tashmë çdo gjë bëhet edhe më e qartë. Pasi katër ditë më parë ndërsa u mbyll afati I dorëzimit të ofertave, e vetmja kompani që paraqiti një ofertë është ajo greke Terna.

‘Në fund të qershorit unë publikova dy shkrime rresht për koncesionin miliarder të rrugës Milot-Fier duke denoncuar se pas projektit qëndronte kompania greke Terna.

Të gjithë llogaritjet dhe studimin e fizibilitetit po e përgatiste vetë kompania.

Dhe sa herë nuk i dilnin llogaritë, qeveria ndryshonte projektin.

Katër ditë më parë u mbyll afati i dorëzimit të ofertave për koncesionin.

Oferta e vetme që u dorëzua është ajo e kompanisë greke Terna.

Qeveria nuk e ka shpallur ende zyrtarisht ofertën. Por do ta bëjë këtë ditë. Prokurim 4 miliardë dollarë me tek ofertë.

Shqipëria po zhvillohet dhe qeveria nuk të zhgënjen asnjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular