BallinaBotaSituatë dramatike me COVID në New York, nga sot mbyllen shkollat

Situatë dramatike me COVID në New York, nga sot mbyllen shkollat

Situata me koronavriusin nuk duket aspak optimiste në New York, ndërsa është njoftuar mbyllja e shkollave nga nesër. Kjo masë erdhi për shkak se niveli mesatar i pozitivitetit shtatë-ditor të qytetit arriti në 3 për qind.

“Qyteti i New Yorkut ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të pozitivitetit. Për fat të keq, kjo do të thotë që ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen që nga nesër, e enjte 19 nëntor”, tha kryetari i qytetit.

Njoftimi i papritur do të shkaktojë vështirësi në kujdesin për fëmijët për qindra mijëra familje të qytetit.

Në 24 orët e fundit, të paktën 36 vdekje të reja u raportuan si pasojë e koronavirusit dhe 5,094 infeksione të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular